Lajmet e fundit

Mijëra qytetarë janë mbledhur në një marsh protestues në Londër, me qëllim të kundërshtimit të largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Demonstruesit e marshit “Marshi për Evropën”, i cili është organizuar përmes mediave sociale, janë duke mbajtur pllakate me mbishkrimet “Bremain” dhe “We Love EU” (Ne e duam BE-në).
Qytetarët janë mbledhur tek Park Lane për të marshuar drejt parlamentit.
Organizatori i këtij marshi Keiran MacDermott, ka deklaruar që përmes këtij organizimi shpresojnë që të ndalojnë qeverinë në aktivizimin e artikullit 50, përmes të cilit do të fillojnë menjëherë proceset e largimit të Britanisë nga BE-ja.