Lajmet e fundit

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur të premten në Prishtinë, marshin protestues në shenjë solidarizimi me popullin palestinez dhe forcës së ushtruar ndaj tyre nga shteti i Izraelit.
Sipas organizatorëve, vetëm gjatë javës janë vrarë shumë persona, përfshirë edhe fëmijë, njofton Klan Kosova.
Në këtë protestë i pranishëm ishte edhe deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.
Të premten u shënua dita e pestë e konfliktit në mes të Palestinës dhe Izraelit, e ku këta të fundit kanë rritur sulmet në Gaza.
Ndërsa protesta pro-viktimave palestineze pati këto ditë edhe nëpër qendra të ndryshme të botës.
Ndërkohë që disa palestinezë dhe aktivistë serbë kanë organizuar marsh në kryetqytetin e Serbisë ku me pankarta kanë dalë edhe kundër Pavarësisë së Kosovës.