06.01.2017 · përditësuar para 3494 dite1 min lexim
Reshjet e borës e temperaturat e ulëta nuk ua humbën motivin qytetarëve që të dalin të premten në përkrahje të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kur u tubuan tek pallati i rinisë, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, mbajti një fjalim të shkurtër ku kërkoi lirimin e liderit të partisë së tij.
Gjini tregoi mesazhin që duan t’i japin shtetit të francës përmes kësaj proteste.
Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, përfaqësues të partive politike e simpatizues të AAK-së e Ramush Haradinajt, morrin rrugën për lagjen Arbëria ku është e vendosur përfaqësia diplomatike e Francës.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.