Lajmet e fundit
"Nisma vetëdijësuese për Çiklizëm" përmes një proteste do ta kujtojë viktimën e aksidentit që ndodhi një ditë më parë në lagjen Ulpiana të kryeqytetit ku e humbi jetën një person.

"Nisma vetëdijësuese për Çiklizëm" përmes një proteste do ta kujtojë viktimën e aksidentit që ndodhi një ditë më parë në lagjen Ulpiana të kryeqytetit ku e humbi jetën një person.
Përmes këtij aktiviteti, çiklistët njëkohësisht do të përcjellin mesazh te qytetaret për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes së tyre në komunikacion.
Marshi me moton BOLL MA ! Kundër aksidenteve në komunikacion i cili nis në orën 12:00 në rrugën" Zahir Pajaziti" do të vazhdojë drejt rrugës Fehmi Lladrovci, deri në vendin ku ka ndodhur aksidenti.