Lajmet e fundit

Duke marrë terapi hormonale deri në 15 vite, ulet rreziku për kancerin e gjirit, thuhet në një studim.
Eksperimenti i cili ka përfshirë 1918 pacientë, në konferencën më të madhe në botë për kancerin, thuhet se rreziku është ulur me një të tretën.
Ekspertët e përshkruan këtë gjë si një “punë të rëndësishmë” e cila do të bëjë që miliona gra të ndryshojnë trajtimin për kancerin në gji, transmeton Klan Kosova.
Globalisht, 1.7 milionë gra janë diagnostikuar me kancer të gjirit në mbarë botën çdo vit.
Rreth 80% e tumoreve janë të nxitur nga hormoni i femrave, estrogjeni.
Të dhënat e paraqitura nga Shoqëria Amerikane e Onkologjisë Klinike, tregojnë se përsëritja e kancerit të gjirit është ulur rreth 34 %.