Lajmet e fundit

Në takimin që u mbajt mes Isa Mustafa dhe Albin Kurtit është përmbyllur 100 përqind harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura.
Kryetarët e LDK-së dhe VV, u takuan sot në ora 13:00 në Kuvendin e Kosovës.
Sipas njoftimi të VV-së përfundimisht të hënën do të përmbyllet marrëveshja për koalicion mes këtyre dy subjekteve politike.
Ja njoftimi i plotë:
Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura.
Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për verzionin e parë.
Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje.