Lajmet e fundit
Kushtrim Boletini, i cili është edhe njëri nga familjarët e Isa Boletinit thotë se marrëveshja për rivarrimin e eshtrave të heroit Isa Boletini është kontrabanduar dhe ndryshuar nga dy familjarë tjerë.

Ai, akuzon Xhavit dhe Gazmend Boletinin, dy familjarë të tjerë të cilët ishin edhe pjesëmarrës në takimin e djeshëm në Tiranë, transmeton KosovaPress.
Kushtrim Boletini ka thënë sot se vendimi i cili është marrë me 9 maj nga familjarët ka qenë që eshtrat të rivarrosen në vendlindje, por që kjo është ndryshuar.
Për këtë çështje është duke i diskutuar në mbledhjen urgjente të Kuvendit Komunalë të Mitrovicës.