12.05.2019 · përditësuar para 2639 dite1 min lexim
Marrëdhënia midis futbollistit Gareth Bale dhe trajnerit Zinedine Zidane, është përkeqësuar edhe më shumë.
Sipas AS, ky përkeqësim i raporteve tregon se sulmuesi 29 vjeçar do të largohet nga Real Madrid, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Futbollisti në fjalë do të lihet në stol gjatë ndeshjes me Real Sociedad, e cila pritet të zhvillohet sot.
"Duket se Zidane nuk mendon që Bale është një nga futbollistët më të mirë në botë", ka thënë agjenti i Bales.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.