Lajmet e fundit

Si duket këngëtaret me prejardhje shqiptare, çdo ditë e më shumë po korrin sukses në sferën e muzikës botërore.
Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, që jeton në Londër, dje ka lanuar këngën e saj më të re “New Love”.
Kënga dhe vetë këngëtarja është duke i pëlqyer shumë edhe grupit të njohur amerikan Maroon 5, njofton Klan Kosova.
Menjëherë pas lansimit të kësaj këngë, grupi në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, kanë shkruar për të.
“Një artiste e mrekullueshme që ne e duam shumë”.
“Shijojeni klipin më të ri të Dua Lipës”.
Kënga “New Love”, është prodhuar nga Lana Del Ray, Emile Hayne dhe Andreq Wyatt.
Dua Lipa që tashmë është 19 vjeçare është e bija e rock këngëtarit që ështëpjesë e grupit “Oda”.