Koreja veriore e pati fituar kupën e botës në futboll para dy viteve.
Të paktën kështu mendojnë qytetarët e këtij shteti komunist, pasi televizioni i regjimit i kishte montuar xhirimet e futbollistëve duke festuar.
Madje ata gjoja se e kishin mundur Brazilin në finale me rezultat 8:1.
Kombëtaren e kishte uruar edhe diktatori Kim Jong Un.
E një deklaratë të ngjashme me këtë të liderit koreano-verior e ka dhënë këtë të hënë edhe drejtori i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, njofton Klan Kosova.
Ai po pretendon se Serbia po merr pjesë në Europianin në Francë duke i llogaritur shtetas të saj futbollistët me prejardhje nga Kosova.
“Vetëm në reprezentacionin e Shqipërisë i kemi tetë lojtarë nga Kosova, ka edhe shumë në Zvicër. Ata janë tanët u pëlqeu atyre apo jo”.
Në këtë intervistë për portalin serb Alo, që vjen disa muaj pas pranimit të Kosovës në FIFA e UEFA, Gjuriq vazhdoi të thotë edhe gjëra të tjera, që mbase vetëm në Serbi mund të merren si të vërteta.
Kronikë nga Zija Miftari.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.