07.04.2018 · përditësuar para 3038 dite1 min lexim
Marko Gjuriq, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka arritur në Kosovë, por këtë herë me leje të ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton Klan Kosova.
Gjuriq në mesnatë do të marrë pjesë në liturgjinë e Pashkëve në Manastirin e Bansjksës në Zveçan, ndërsa rrugëtimin e tij deri atje është duke e përcjellur Policia e Kosovës së bashku me Karabinierët italianë.
Në një konferencë për media ai gjatë ditës ka thënë se nuk frikësohet nga vizita e tij në Kosovë dhe se nuk ndihet i pasigurt, njofton Klan Kosova.
Gjuriq do të qëndrojë dy ditë në Kosovë me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse.
Ai ishte arrestuar më 26 mars në Mitrovicën Veriore, pasi kishte hyrë pa leje në Kosovë.
https://www.youtube.com/watch?v=eF06aGN5a4k
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.