Lajmet e fundit

Mark Zuckerberg ka disa këshilla për baballarët për mënyrën se si ndërrohen pelenat.
Nuk ka shumë kohë që ai është bërë baba i një vajze të quajtur Max, dhe me një forum fansash ai ka folur për të qenit baba.
“Është diçka e mrekullueshme. Është shumë më ndryshe nga sa kam menduar”, ka thënë Zuckerberg i cili është 31 vjeçar, dhe ka një vajzë 9 javëshe me gruan e tij Priscilla Chan.
Mark ka thënë se është vetë ai që i ndërron pelenat vajzës së tij e madje ka treguar se si e ka gjetur një mënyrë më të lehtë për ta bërë një gjë të tillë.
Në përvjetorin e 12-të të Facebookut, drejtori ekzekutiv i këtij rrjeti social ka vendosur që ta festojë këtë ditë me 1.5 miliardë përdorues. Të gjithë në ditëlindjen e Facebook, mund të bëjnë video e t’i ndajnë në Facebook, që ta festojnë “ditën e miqësisë”.