Lajmet e fundit

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg e ka uruar bashkëshorten për arritjet e saj profesionale.
Në një status në këtë rrjet social ai ka shkruar:
“Përgëzime për Dr. Priscilla Chan, për përfundimin e studimeve mjekësore! Jam shumë krenar për ty, për jetët që i ke shpëtuar dhe familjet që i ke prekur. Ti je një dhuratë për komunitetin tonë, dhe unë pres të të shoh se si e bën impaktin edhe më të madh në edukim, shëndet dhe gjithë punën tënde të shërbimit në kapitullin tënd të ardhshëm”.