Lajmet e fundit

Mark Wright më në fund ka folur për thashethemet se martesa e tij ka probleme.
Wright u martua me Michelle Keegan vitin e kaluar ndërsa ka kohë që është komentuar se lidhja e tyre e dashurisë ka probleme, transmeton Klan Kosova.
Mark ka thyer heshtjen dhe më në fund ka folur për këtë temë duke treguar se çifti janë duke planifikuar të udhëtojnë një pushim romantik pasi sipas tij, angazhimet e tyre të punës I kanë mbajtur larg njëri tjetrit.
“Do të jetë emocionuese sepse ne të dy kemi qenë shumë të ngarkuar me punë muajve të fundit, andaj është e mrekullueshme që do të kemi mundësi për pushim”, ka thënë ai për OK Magazine.
Kjo deklaratë e Mark Wright vjen pas deklaratës së motrës së tij, Jessica e cila kishte thënë se Mark dhe bashkëshortja e tij janë të lumtur dhe të dashuruar ndërsa ajo martesën e tyre e sheh si inspirim.