Lajmet e fundit

Mark Salling është nën hetime për akuzën se ka përdhunuar një femër, raportoi TMZ të dielën.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi 34 vjeçari u akuzua për pornografinë e fëmijëve.
Zyra e Prokurorit në L.A. është duke shqyrtuar nëse do të ngrenë akuza për përdhunim kundër Salling.
Viktima e paidentifikuar pretendon se ajo ishte në lidhje me aktorin për disa muaj, kur ata shkuan në një dhomë për të bërë seks. Ajo pastaj ndryshoi mendjen e saj dhe i tha: “Unë nuk mund ta bëjë këtë”, por ai e detyroi atë, raporton TMZ, duke cituar një raport të policisë i cili ishte paraqitur në prill të vitit 2016, transmeton Klan Kosova.
Salling u arrestua në shtëpinë e tij në Los Angeles në dhjetor të vitit 2015 me dyshimin se posedonte mijëra fotografi të pornografisë së fëmijëve dhe video.
Ylli televiziv është akuzuar gjithashtu për detyrim për marrëdhënie seksuale nga ish e dashura Roxanne Gorzela në janar të vitit 2013.