Lajmet e fundit

Mark Salling kishte alkool në organizmin e tij ditën kur e vari veten dhe si duket kështu i kishte ndërmarrë hapat për t’i shmangur autoritetet para se të vriste veten.
Sipas rezultateve të autopsisë, përqindja e alkoolit të konsumuar nga ai ishte në pikën e dehjes ligjore dhe se nuk kishte konsumuar asnjë drogë.
Raporti i skenës së vdekjes e përshkruan se ai ishte varur më një litar najloni, i cili ishte i lidhur në një degë rreth dy metra mbi tokë. Mjeku ligjor ka treguar se litari ishte i mbështjellë rreth qafës së tij pesë herë.
Hera ë fundit që ylli i “Glee” u pa i gjallë ishte me babanë e tij duke shikuar televizion në shtëpinë e tyre rreth orës 23:30, ndërsa pas mesnate ishte nëna e tij ajo që e vuri re se ai po mungonte.
Ditën që ishte gjetur i vdekur, Mark është dashur që të takohet me zyrtarin sprovues në lidhje me rastin e pornografisë së fëmijëve.