Lajmet e fundit

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, vlerësoi që ky institucion ka pësuar ndryshime dhe se është në gjendjen më të mirë që nga paslufta.
Dema u shpreh i kënaqur me punën që kanë bërë stafi akademik, menaxhmenti, këshilli drejtues dhe partnerët vendor e ndërkombëtar në përmirësimin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
“Kemi bërë ndryshimin e Universiteti të Prishtinës, që ky universitet të ofrojë kuadro të përgatitur për tregun. Përkushtimi i këtij menaxhmenti ka qenë që të krijojë studentë kreativ dhe inovativ”.
“UP-ja është ngritë për 618 vende më lartë në mesin e 30 mijë universiteteve” u shpreh Dema.
Sa i përket protestës se organizuar nga “Demokracia Studentore”, rektori u shpreh që ishte e vogël në numra dhe se kanë paraqitur disa “skandale” që sipas tij nuk qëndrojnë.
“Problemin e bursave e kemi zgjidhë. Sa i përket skandalit të përkthimit të librave gjykata ka marrë vendim”.
“Kurrë në UP nuk ka pasur kritere e nivel më të lartë të avancimeve, proces më real dhe transparent” tha Marjan Dema.
Ai vlerësoi se gjithmonë ka mundësi të punohet më shumë megjithatë Universiteti i Prishtinës po bënë progres të vazhdueshëm.