Lajmet e fundit

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq ka njoftuar sot se janë emëruar anëtarët e rinj të ekipit menaxhues për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Ai nuk ka zbuluar emrat e anëtarëve të rinj të Ekipit Menaxhues për themelimin e AKS-së.
Në ndërkohë në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Tanjug thuhet se kjo është bërë në përputhje me marrëveshjen e parë të arritur në Bruksel më 19 prill të vitit 2013, e cila është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e kryesuar nga Mariq,do ta koordinojë këtë proces dhe rregullisht do ta informojë publikun për të gjitha aktivitetet, thuhet në deklaratë.
Poashtu, bëhet e ditur se kjo ministri do të koordinojë në përputhje me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe pas një sërë konsultimesh me të gjitha palët e interesuara në nivel lokal dhe qendror, me mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe misionin e OSBE-së dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, transmeton Klan Kosova.