Lajmet e fundit

Marion Cotillard është bërë sërish nënë e një vajze.
Aktorja franceze 41 vjeçare dhe bashkëshorti i saj, aktori dhe regjisori Guillaume Canet janë tashmë prindër të një djali 5 vjeçar e gjysmë.
Në muajin shtator ishte vetë aktorja Cotillard kishte bërë të ditur se ajo dhe bashkëshorti i saj po prisnin një fëmijë.
“Shumë vjet më parë, unë takova mashkullin e jetës sime, babain e djalit tim dhe të foshnjes që po presim. Ai është dashuria ime, shoku im i ngushtë dhe i vetmi që më duhet”, kishte shkruar ajo.
Cotillard dhe Canet janë takuar në vitin 2004 në filmin “Love Me If You Dare” dhe kanë filluar lidhjen e tyre në vitin 2007, transmeton Klan Kosova.
Të dy së bashku kanë punuar në filmin “Rock’n Roll”.