Lajmet e fundit

Marilyn Manson u shtrua të shtunën në spital, pas një aksidenti që ndodhi gjatë shfaqjes së tij në New York, transmeton Klan Kosova.
48-vjeçari ra nga skena në Hammerstein Ballroom.
“Manson pësoi një dëmtim në fund të shfaqjes. Ai po trajtohet në një spital lokal”, ka thënë përfaqësuesi i tij për Variety.
Është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht.