Lajmet e fundit

Sopranoja 24-vjeçare Enkeleda Kamani fiton çmimin e madh në edicionin e 15 të Festivalit Ndërkombëtar Operistik.
Enkeleda Kamani, sopranoja e re 24-vjeçare, është fituesja e edicionit të 15 të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”, duke bërë që çmimi i madh i këtij festivali të qëndrojë në Tiranë. Përgjatë dy netëve, skena e Teatrit të Operës dhe Baletit u kthye në një arenë ku u interpretuan kryevepra të muzikës operistike.
Nata finale i ngjasoi një mbrëmjeje të vërtetë yjesh.
Nën moderimin e drejtoreshës së këtij festivali, Zana Çela, tetë këngëtarët finalistë u ngjitën në skenë duke dhënë performanca tepër të arrira.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/11/02/marie-kraja-trofeu-mbetet-ne-shqiperi/