30.08.2018 · përditësuar para 2894 dite1 min lexim
Sulmuesi më i ri i Real Madrid, Mariano Diaz, ka kaluar testet mjekësore dhe tani edhe zyrtarisht i takon klubit madrilen.
Ekipi i Florentino Perez ka bërë të ditur se Mariano do të prezantohet në ‘Santiago Bernabeu’ të premten nga ora 13:30 raporton Marca, përcjell Klan Kosova.
Trajneri i Los Merengues, Julen Lopotegui, mund të llogarisë menjëherë në spanjollin pasi që aktivizimi i tij në tre ndeshjet e para të Lyon në kampionatin francez kanë bërë që forma e tij fizike të jetë në nivel.
Sulmuesi 25 vjeçar vitin e kaluar ishte transferuar nga Real Madrid në klubin francez Lyon ku kaloi vetëm një sezon.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.