Lajmet e fundit

Mariah Carey ka arritur që ta menaxhojë mjaft mirë festën e Halloween-it.
Ajo ka festuar me ish bashkëshortin dhe të dashurin miliarder në të njejtën ditë.
Mimi kishte zgjedhur të veshë një kostum “shtrigeje”, të zi dhe të ngjitur për trupi, transmeton Klan Kosova.
Ahengu është organizuar në shtëpinë e saj në Beverly Hills, dhe para së i dashuri i saj të mbërrinte aty, ajo dhe Nick i kanë dërguar fëmijët e tyre për të mbledhur embëlsira.
Natyrisht ata këtë e kanë bënë në mënyrën e Mariah, duke shëtitur me karrocën e golfit me Moroccan dhe Monroe.
Nick ka qenë prezent aty në fillim të ahengut, por është larguar para se Packer të mbërrinte aty.