Lajmet e fundit

Është raportuar se Mariah Carey kishte kërkuar nga ish i dashuri i saj James Packer për t’i blerë asaj një rezidencë, si pjesë e ndarjes së tyre.
Sipas TMZ, këngëtarja e cila thuhet se është duke e mbajtur ende unazën e fejesës nw vlerw prej 10 milionë dollarë nga James, dëshiron një shtëpi në Los Angeles dhe dyshohet se fajëson James për dështimin në marrëdhënien e tyre, transmeton Klan Kosova.
Një burim i afërt me çiftin, ka thënë: “Sigurisht se Mariah dëshiron të holla, por ajo nuk ka negociata në lidhje me paratë, sepse ata nuk kanë folur që prej ndarjes”.
Një burim tjetër ka thënë: “Ndarja ka qenë shkatërruese për Mariah. Ajo e donte atë dhe kishte në plan të martohej me të”.