Lajmet e fundit

Mariah Carey është fejuar javën e kaluar, mirëpo si duket ajo shumë shpejt do të shkojë drejt altarit.
Daily Mail Online, raporton se këngëtarja dhe miliarderi australian, James Packer, kanë në plan që të martohen menjëherë, transmeton Klan Kosova.
Ceremoninë e martesës ata do e mbajnë në një ishull në Australi afër, Great Barrier Reef.
“Është një vend i mrekullueshëm dhe për të gjithë të ftuarit e dasmës do e përdoren aeroplanet privat të James”.
“Do të jetë një festë që do mbahet mend”, shkruan një burim për Daily Mail.
Për fustanin e nusërisë, Mariah ka angazhuar hiç më pak se katër stilist që të krijojnë fustanin e saj të ëndrrave – e madje njëri prej stilistëve i’a kishte punuar fustanin e nusërisë kur ajo ishte martuar me Nick Cannon.