Lajmet e fundit

Reperi dhe aktori amerikan, Nick Cannon dhe Brittany Bell janë bërë prindër të një djali.
E ish bashkëshortja e tij, Mariah Carey ka qenë e shpejtë për të uruar atë me të cilin ka edhe dy fëmijë.
“Nick u ka treguar të dy fëmijëve tanë se ata tashmë e kanë edhe një vëlla të vogël. Mariah e dinte se Brittany së shpejti do të lindte dhe ajo i ka uruar të dy”, ka thënë një burim për E!News, transmeton Klan Kosova.
Sipas këtij burimi, pavarësisht divorcit, Mariah dhe Nick kanë raporte të mira dhe janë prindër shumë të mirë të fëmijëve të tyre.
Nick Cannon dhe Mariah Carey kanë dy binjakë pesë vjeçar.
https://www.instagram.com/p/BQ0uJLHFPIs/?taken-by=nickcannon