Lajmet e fundit

Këngëtarja e famshme, Mariah Carey është rikthyer në televizion dhe këtë herë do të jetë mentore në sezonin e 15-të të 'The Voice' në NBC.
Këtë ajo e bëri të ditur në rrjetin social Instagram ku ka shkruar:
"Do të jem gjyqtare për NBCTheVoice Knockouts duke filluar nga e hëna," ka shkruar ajo.
Carey do të jetë këshilluese në ekipin e Jennifer Hudson gjatë raundeve të eliminimit këtë sezon.