Lajmet e fundit

Pop këngëtarja Mariah Carey, duke filluar nga muaji i ardhshëm do të niset sërish në rrugë për një turne europiane - i pari që nga viti 2003.
Këngëtarja, njëra nga solo artistet e fundit e cila ka shitur më së shumti albume, do ta nisë turneun e saj "Sweet Sweet Fantasy" në Glasgow me 15 mars, transmeton Klan Kosova.
"Jam e interesuar për turneun në Evropë. Mendoj se do ky turne të jetë interesant për shkak se nuk është si paraqitjet në Vegas", ka folur ajo për Reuters.
"Disa nga këngët që në Europë ishin më të dëgjuara, në Amerikë nuk kishin hyrë madje as në top lista, kështu që dua t'i shtoj disa këngë që janë për ata fansa me të vërtetë të zjarrtë dhe disa këngë që patën sukses në Europë.
Këngëtarja e hiteve "Hero" dhe "When You Believe", e njohur për gamën e saj vokale multi-oktavëshe, do ta përfundojë turneun me dy koncerte në Johannesburg në muajin maj.
Carey së fundmi e ka bërë publik lajmin e fejesës së saj më afaristin australian James Packer.
E pyetur rreth unazës së saj me diamantin 35 karatësh, ajo bëri shaka duke thënë: "Është e shëmtuar, largojeni!".
Ndërsa e pyetur rreth propozimit, ajo tha: "Unë u ofendova, jam ndjerë e ofenduar. Nuk kam mundur të besoj... Jo, ka qenë një moment i mrekullueshëm dhe jam shumë, shumë e emocionuar".