Lajmet e fundit

Nick Cannon nuk po lejon që fëmijët e tij të shkojnë në Australi me Mariah Carey dhe të dashurin e saj.
Pasaniku James Packer posedon prona atje, dhe kur Cannon kuptoi se ish gruaja e tij dëshironte që fëmijët e tyre ta vizitojnë Australinë, ai ishte krejtësisht kundër kësaj ideje.
“Ai gjithmonë ka qenë i shqetësuar për faktin se Mariah po pinte alkool në prani të fëmijëve, dhe jam i sigurtë që këtë fakt do ta përdorë si përparësi. Nuk ka asnjë shans që ata fëmijë ta lëshojnë vendin”, ka thënë një burim i afërt me dyshen për In Touch, transmeton Klan Kosova.