Lajmet e fundit

Këngëtarja Mariah Carey së fundmi është fejuar me miliarderin James Packer.
Edhe pse të dy do të martohen së shpejti, ata nuk kanë në plan që të bëhen me fëmijë, transmeton Klan Kosova.
Këtë gje Carey e ka thënë në një intervistë për The Lowdown with Diana Madison.
Ajo ka thënë se binjakët e saj, Monroe dhe Moroccan do të ndiheshin shumë xheloz në rast se ajo do kishte edhe një fëmijë.
“Jo ata janë dy fëmijët e mi dhe mendoj që do ndiheshin shumë xheloz, ata madje dëshpërohen edhe kur e përdheli qenin tim”, ka thënë Carey.