Lajmet e fundit

James Packer, i ka dhënë fund fejesës me këngëtaren Mariah Carey, është raportuar nga mediat amerikane, transmeton Klan Kosova.
Miliarderi Packer i cili është 48 vjeçar kurse Mariah 46 vjeçare. Burime të çiftit, thonë se ai e la për shkak të shpenzimeve marramendëse që ajo po bënte e po ashtu pas vendimit të këngëtares për të pasur një reality show të sajin.
“Gjithçka ka përfunduar”, ka thënë një mik i familjes së miliarderit.
“Ai ka rezerva të mëdha sa i përket shfaqjes së re të saj, dhe në fakt ajo po donte që jetën e tyre private t’ia ekspozonte botës”.
