Lajmet e fundit

Maria Bamieh ish-prokurorja në misionin e EULEX-it është e ftuar speciale e Klan Kosovës, ajo është duke folur për skandalet e këtij misioni në Kosovë, por edhe për shumë çështje tjera.
Ajo ka thënë se kurrë nuk e ka hetuar Francesco Florit.
“Unë e kam studiuar sulmin në Bill Clinton dhe çështjen e pagesës së supozuar ndaj Florit dhe janë shfaqur pretendime për dhënie të mitos dhe e kam raportuar atë, por nuk po e hetoja atë”.
“Dëshmitë i përcillja tek eprorët, kishin dëshmi që vinin nga raste të tjera dhe ndërlidheshin me raste të tjera të hetimit”
“Nuk po e hetoja Francesco Florit”.
“Hetimi duhej të bëhej i pavarur nga EULEX, sepse nuk është adekuate që kolegët të bëjnë hetime për njëri-tjetrin por unë mendoj se duhet të bëhet një hetim i përbashkët"
"Është qesharake që një mision i sundimit të ligjit të mos bëjë ndarjen e detyrave”.
Bamieh ka thënë se zyra e saj ishte bastisur ndërsa tregon se ajo ishte nxjerrë prej saj jashtë përmes sigurimit.
“Ata kishin hyrë në zyrën time, kishin marrë dosje, kompjuterin, telefonin në bazë të pretendimeve të cilat i kam bërë, kanë kontrolluar gjithçka, kanë zhvendosur rastet e mia tek të tjerët”.