Lajmet e fundit

Maria Bamieh, ish-prokurorja e EULEX-it pas një viti është rikthyer në Kosovë për ta pastruar emrin e saj.
Në një emision special të Klan Kosovës ish-prokurorja britanike tregoi shumë detaje rreth zhvillimeve të cilat aludojnë se ky mision jo gjithmonë morri vendime të drejta kur ndau drejtësi.
Bamieh u suspendua nga ky mision sepse filloi të dyshonte se ky mision po rrëshqiste dhe u aktivizua për të zbuluar të vërtetën, njofton Klan Kosova.
Ajo ka folur edhe për kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.
“Nuk e di nëse kanë ndonjë marrëveshje mes tyre megjithatë e di se Lumezi gëzon mbështetjen e EULEX, ka pasur marrëdhënie pune shumë të mirë me Gabrielle Meucci”.
“Nuk e di a kanë bërë ndonjë marrëveshje pasi kam qenë larg për 1 vit”.
Bamieh duke folur për ish prokuroren Jaroslava Novotna ka thënë se ajo gëzon shpërblimet në EULEX.
“Gabrielle Meucci u mundua të më suspendojë mua dhe të më përndjek ligjërisht dhe i duhej ndihma e Jaroslavës”.