01.08.2019 · përditësuar para 2533 dite1 min lexim
Margot Robbie dukej mrekullueshëm në premierën e “Once Upon a Time in Hollywood”.
E nominuara për çmimin Oscar, që e luan rolin e Sharon Tate në filmin e fundit të Quentin Tarantinos, e kishte veshur një fustan ngjyrë portokalli nga Oscar de la Renta që kushton 5990 dollarë.
Robbie kishte zgjedhur edhe aksesorët, madje edhe grimin, me ngjyrë të njëjtë, transmeton Klan Kosova.
Aktorja kishte zgjedhur çantën Edie Parker “Hardbody” (1495 dollarë), sandalet Tabitha Simmons “Eve” (595 dollarë) dhe vathë me perla nga marka Chanel.
Aktorja e luan rolin e Sharon Tate e cila është vrarë në vitin 1969 nga anëtarët e familjes Manson.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.