Lajmet e fundit
Braziliani pritet të kthehet për sfidën më të madhe të Realit në La Liga, më 21 nëntor.

Tek Real Madridi janë të bindur se Marcelo do të jetë i gatshëm për t’u përballur me Barcelonën në El Classicon e 21 nëntorit. Lëndimi i tij nuk është aq serioz sa ishte menduar në fillim.
Marcelo pritet që t’u nënshtrohet edhe një vargu ekzaminimesh mjekësore, por jo testeve apo skanimeve, pasi besohet se lëndimi është i lehtë.
Sidoqoftë Marcelo, Rafa Benitezi dhe klubi u vunë në alarm pas ndeshjes ndaj PSG-së. Mbrojtësi i krahut të majtë nuk ka një zëvendësues të denjë, prandaj lëndimi i tij shkakton probleme në mbrojtjen e Realit.
Marcelo pritet që ditëve në vijim t’i nënshtrohet një trajtimi të veçantë në Valdebebas. Synimi i vetëm është që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e 21 nëntorit me Barcelonën, duke mos e rrezikuar asesi në përballjen me Sevillan në Sanchez Pizjuan.
Në çdo rast, ky nuk është problemi i vetëm i klubit. Ai si edhe Danilo janë ftuar nga Brazili për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, ndaj Argjentinës dhe Perusë.