Lajmet e fundit
Braziliani do që të luajë ndaj skuadrës italiane, megjithë lëndimin e shpatullës së marrë në ndeshjen ndaj Granada.

Mbrojtësi i Real Madridit nuk e ka përjashtuar veten nga përballja e Los Blancos në Ligën e Kampionëve më 17 shkurt në Olympic Stadium.
Liga e Kampionëve thërret Real Madridin dhe Marcelo, një nga kapitenët e skuadrës, do që të përgjigjet, megjithë lëndimin e shpatullës të marrë ndaj Granada.
Lëndimi është konfirmuar të martën, por braziliani nuk ka dhënë shenja se do të tërhiqet.
Optimizmi i Marcelo është shpërndarë tek skuadra, megjitëhse të gjithë, duke filluar nga Zidane, kanë thënë se ai nuk do të futet në lojë për të mos rrezikuar.
Por braziliani do me çdo kusht të luajë, paçka se koha është kundër tij. Ramosit i qenë dashur 19 ditë për t’u kthyer nga i njëjti lëndim.