Lajmet e fundit

Elsedi Hysaj ka vazhduar që të shkëlqej në kampanjën e Euro 2016 edhe me një tjetër paraqitje të mirë në mbrojtjen e Shqipërisë në Stade Velodrome të mërkurën, edhe pse kombëtarja e tij u mposht 2:0 nga Franca, shkruan Marca.
Lorik Cana ka munguar pas suspendimit, por që në zemër të mbrojtjes kuqezi ishte Ansi Agolli që ishte shtyllë shumë e fortë.
E sipas Marcas nëse skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi nuk mund të konkretizoj rastet para portës kundërshtare ata do të kenë probleme serioze në përballjen e fundit në grup kundër Rumanisë, transmeton Klan Kosova.