Lajmet e fundit

Marc Anthony ka marrë një “goditje” derisa ishte duke ndjekur një lojë bejsbolli.
Fituesi i dyfishtë i Grammy dhe ish bashkëshorti i Jennifer Lopez, Marc Anthony ishte duke ndjekur ndeshjen e bejsbollit ku po luanin Indians dhe Cubs në Cleveland derisa duket se ka dashur të pijë një birrë të shoqëruar me kokoshka.
Truproja e tij nuk ka dashur ta lë këngëtarin vetëm në mënyrë që të shkojë të marrë ato që Anthony ka kërkuar andaj sipas disa burimeve thuhet se ai i ka kërkuar një personi aty afër që të shkojë t’i blejë për të, transmeton Klan Kosova.
Burimi i njejtë ka treguar se truproja i ka thënë “Ky është një këngëtar i famshëm dhe do të paguajë të shkosh të blesh birra dhe kokoshka”.
Por personi ka refuzuar duke thënë se tashmë ka një punë, derisa më vonë e ka pyetur Anthony “A je me të vërtetë një këngëtar i famshëm”.