E sotmja do të sjellë një ditë të mbushur me ndeshje të rëndësishme sportive për adhuruesit e sportit, të gjitha drejtpërdrejt në kanalet e
Art Motion.
Dita nis me përballjen NBA mes New York Knicks dhe Brooklyn Nets në orën 01:30 dhe mund ta ndiqni në kanalin Sport 1.
Në orën 16:30, do mund ta shihni përballjen Besiktas kundër Athletic Bilbao po ashtu në Sport 1.
Në Champions League, mbrëmja nis në orën 18:45 me ndeshjen RB Leipzig kundër Sporting CP në S1, njofton Klankosova.tv.
Nga ora 21:00, zhvillohen disa ndeshje të tjera emocionuese: Real Madrid përballet me Salzburg në S1.
Ndërsa PSG sfidon Manchester Cityn në po të njëjtën orë në kanalin e RTK-së.

Orari i njëjtë përballë edhe Arsenalin me Dinamo Zagrebin në Sport 5, dhe AC Milan luan kundër Gironës në Sport 2.
Njëherësh, Feyenoord sfidon Bayern Munich në Sport 4 dhe Celtic përballet me Young Boys në Sport 6, njofton Klankosova.tv.
Në basketboll, dy ndeshje të rëndësishme zhvillohen në Superligë nga ora 18:30: Peja luan kundër Yllit në Sport 3 dhe Bashkimi përballë Borës në Sport 4.
Mos e humbisni këtë ditë të mbushur me rivalitet dhe spektakël, ekskluzivisht në
Art Motion./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.