Lajmet e fundit

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, 28 Nëntorit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, për të katërtin vit me radhë, organizon "Maratonën e Pavarësisë 2015", Shkodër – Ulqin.
Sipas këtij këshilli, maratona nis përballë Bashkisë së Shkodrës, me fillim në orën 9:30, ndërsa përfundon përballë ndërtesës së Komunës së Ulqinit, transmeton Klan Kosova.