Qendërmbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë në futboll, Marash Kumbulla, e ka realizuar golin e parë në ballafaqimin ndaj skuadrës së Vedat Muriqit.
Megjithatë si shkak i lëndimit, Mallorca luajti pa sulmuesin kosovar, në humbjen e sotme me rezultat 2-1 nga Espanyol, raporton Klankosova.tv.
Kumbulla e gjeti golin në minutin e 18-të, derisa rezultati u dyfishua nga Jofre, dy minuta pasi nisi fraksioni i dytë në ndeshje.
Realizimi i Antonio Raillos 22 minuta para fundit të takimit, nuk i ndihmoi Mallorcas që të dali me pikë nga "Estadi Cornellà-El Prat".
Pas këtij ballafaqimi, ekipi i Vedat Muriqit mbetet në pozitën e shtatë me 14 pikë, kurse skuadra e Kumbullës ka 10 pikë të grumbulluara.
Marash Kumbulla (24) scores his first La Liga goal since joining Espanyol to give them the 1-0 lead at home against Mallorca. ⚽??
Jofre Carreras (23) gets the assist ???pic.twitter.com/pStQuJTc5P
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) October 5, 2024
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.