Lajmet e fundit

Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, ka thënë se vendi të cilin e përfaqëson për herë të parë pas një periudhe dyvjeçare do të bëhet me komision ndërqeveritar në Bruksel.
I ftuar në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka treguar se gjatë qeverisjes 100 ditësh janë zgjidhur tri çështje të mëdha me konsensus të plotë.
“Është zgjedhja e gjykatësit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese, një çështje që kishte mbetur peng me vite duke e bërë jofunksionale Gjykatën Kushtetuese dhe kritikat më të mëdha ishin nga Komisioni Evropian si dhe zgjedhja e trupit gjykues që përbën Këshillin Gjyqësor siç e quajmë në Mal të Zi. Pra këto tri çështje u zgjodhën me konsensus të plotë”, ka thënë Dukaj.
“Na ka mbetur edhe një çështje, më 27 që nëse zgjidhet edhe kjo, janë bërë hapa gjigant drejt Bashkimit Evropian sa nuk janë bërë tërë vitet e fundit, pra është Prokurori i Përgjithshëm dhe shpresoj që edhe ai do të zgjidhet më 27”, ka shtuar ai.
“Përveç kësaj, vetëm dy vitet e fundit nuk kemi pasur komision ndërqeveritar në Bruksel dhe si rezultat i gjithë kësaj pune, më 29, mund të them ekskluzivisht për televizionin tuaj, kemi komision ndërqeveritar në Bruksel që nuk ka ndodhur në dy vitet e fundit dhe momenti të prezantojmë rezultatet që janë bërë vetëm për 100 ditë të qeverisë”, është shprehur ministri Dukaj.