Lajmet e fundit

Shefi i qeverisë ruse, Sergei Lavrov, ka thënë sot se kriza në Maqedoni është orkestruar nga jashtë.
“Zhvillimet në Maqedoni janë qartas të kontrolluara nga jashtë”ka theksuar ai.
Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Federatës, që vepron në kuadër të Parlamentit të Rusisë, Lavrov ka theksuar se zhvillimet janë të lidhura me refuzimin e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, që t`u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.