Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikola Popovski, do të marrë pjesë në një takim të ministrave të punëve të jashme të Këshillit të Atlantikut Verior të NATO-s në formatin "mbështetje vendimtare" i cili do të mbahet sot dhe nesër në Antalia të Turqisë.
Takimi, siç informon Ministria e Punëve të Jashtme, do të trajtojë çështjet që lidhen me mandatin e misionit ushtarak në Afganistan të udhëhequr nga NATO, objektivi i të cilit është me anë të trajnimeve, stërvitjeve dhe duke ndihmuar forcat afgane të sigurisë të bëjë vendosjen e standardeve, proceseve dhe sistemeve që do t`i mundësojnë qeverisë afgane marrjen e përgjegjësive të plota për sigurinë e vendit.
Në kuadër të takimit ministri Popovski, do të zhvillojë takime bilaterale me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s me qëllim promovimin dhe realizimin e objektivave strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë .