Me vizitën e anëtarëve të Komitetit për anëtarësim në NATO dhe Komitetit të punës për integrim në NATO, sot në Bruksel do të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.
Maqedonia në Samitin e NATO-s në Bruksel në korrik edhe zyrtarisht mori ftesë për anëtarësim, ndërsa hyrja u kushtëzua me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.
Bisedimet e pranimit zakonisht zgjasin rreth tre muaj përpara se të nënshkruhet një protokoll i pranimit.
Protokolli pastaj duhet të ratifikohet nga të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s, proces ky që zgjat rreth një vit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.