Lajmet e fundit

Ekspertët e sigurisë në Kosovë e në Maqedoni nuk e përjashtojnë përshkallëzimin e mëtutjeshëm të situatës. Sipas tyre, situata mund të përkeqësohet edhe më tutje në qoftë se liderët partiakë vendosin interesat personale para vendit.
Përshkallëzimi i situatës në Kuvendin e Maqedonisë para dy ditësh pas zgjedhjes së Talat Xhaferit, kryeparlamentar, konsiderohet të ketë qenë i parapërgatitur.
Kështu së paku thonë njohësit e çështjeve politike në Maqedoni, të cilët vlerësojnë se pas tërë kësaj vetëm bashkësia ndërkombëtare mund ta sjellë një zgjidhje.
Nga ana tjetër, ekspertët e sigurisë në Kosovë e në Maqedoni nuk e përjashtojnë përkeqësimin e situatës. Sipas tyre, situata mund të përshkallëzohet edhe më tutje në qoftë se liderët partiakë vendosin interesat personale para vendit.