Lajmet e fundit

Republika e Maqedonisë sot shënon 25-vjetorin e referendumit të zbatuar me sukses në të cilin qytetarët e këtij vendi u deklaruan [ër shtet të pavarur dhe sovran.
Shumica absolute, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendum, pozitivisht iu përgjigjën pyetjes së referendumit "A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë".
Referendumit i parapriu Deklarata për pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991, transmeton Klan Kosova.