Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.
Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter, Poposki shkroi: "I pikëlluar nga sulmi terrorist në Ankara. Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe mikut tim Mevlut Cavusoglu".
Kujtojmë se nga sulmi terrorit në Ankara, që ndodhi mbrëmë rreth orës 18:31 humbën jetën 28 persona dhe 61 të tjerë mbetën të plagosur.