Lajmet e fundit

Kuvendi i Maqedonisë sërish ka ratifikuar Marrëveshjen për emrin me Greqinë, pasi votimi i parë ka dështuar për shkak të refuzimit të presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov për ta dekretuar ligjin.
Edhe votimi i së enjtes ka kaluar me 69 vota për, dhe vetëm një votë të përmbajtur, ndërkohë nuk ka pas asnjë votë kundër, pasi në seancën parlamentare nuk ishin të pranishëm deputetët e opozitës maqedonase VMRO-DPMNE-së.
Opozita ka paralajmëruar padi penale ndaj të gjithë tyre që pretendon se kanë “tradhtuar interesat nacionale maqedonase”.
Në bazë të kësaj ujdie synohet t’i jepet fund kontestit mes dy vendeve fqinje që zgjatë më shumë se dy dekada e gjysëm për çështjen e emrit, në bazë të cilës shteti emërohet Maqedonia e Veriut.