Lajmet e fundit

Republika e Maqedonisë është radhitur në mesin e dhjetë ekonomive më të mira në nivel botëror dhe në mesin e pesë më të mirave në nivel evropian, thuhet në raportin më të ri të Bankës Botërore, “Doing Business”, për vitin 2017.
Siç thuhet në raportin të publikuar në faqen e internetit të Bankës, ekonomia më e mirë është ajo e Zelandës së Re e ndjekur nga Singapori, Danimarka, Honk-Kongu, Koreja e Jugut, Norvegjia, Britania e Madhe, SHBA-të, Suedia dhe Maqedonia.
Në nivel evropian Maqedonia radhitet në vendin e pestë dhe para saj janë vetëm Danimarka, Norvegjia, Britania e Madhe dhe Suedia, që bën vendin të jetë i ranguar para shumë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian siç janë Estonia, Finlanda, Letonia, Gjermania etj.
Raporti e vë Maqedoninë të parën në listën e shteteve të Evropës Lindore duke e bërë një lidere në rajon sipas kushteve të të bërit biznes dhe të renditet më mirë se Sllovenia (30), Rumania (36), Bullgaria (39) Kroacia (43), Serbia (47) Mali i Zi (51), Shqipëria (58), Kosova (60), Greqia (61), Turqia (69) dhe Bosnjë e Hercegovina (81).